A e dini sa vite kanë kaluar nga koha kur Mourinho ka pësuar tre humbje radhazi?
Manchester United u mposht 3:1 nga Watford në kuadër të xhiros së pestë të Premierligës.
Sport
Kjo ishte humbja e tretë radhazi e Unitedit në tre ndeshjet e fundit, e po ashtu edhe për Jose Mourinhon.
Hera e fundit që Jose Mourinho ka pësuar tre humbje radhazi, ka qenë para 14 viteve, kur drejtonte Porton në Portugali.
Manchester City, Feyenoord dhe sot Watford, janë tre skuadrat që kanë mposhtur Mourinhon në tre ndeshjet e fundit, shkruan Lajmi.net.