A e dini pse piratët e mbajnë njërin sy të mbyllur?
Kur përmendet pirati, gjithkujt i shkon mendja për këmbën prej druri, papagallin dhe një sy të mbuluar.
Fun
Sa i përket syrit, të gjithë kanë menduar se piratët e mbulojnë atë për shkak se nuk e kanë njërin sy ose e kanë të lënduar.
Por e vërteta është krejt ndryshe dhe nuk ka të bëj aspak me lëndime.
Piratët vazhdimisht janë në lëvizje brenda dhe jashtë anijes, kështu që ata kanë nevojë të jenë më të shpejt sa i përket shikimit.
Kështu, kur keni njërin sy të mbyllur me diçka të ngjyrës së errët dhe e hiqni në momentin kur hyni në vend po ashtu të errët, do të keni mundësi të përshtateni më shpejt me ambientin.
Në kushte normale, pamja pa problem kur hyni brenda nga një ambient i ndritshëm është 20 deri në 30 minuta, prandaj piratët e kanë menduar opsionin për të shkurtuar këtë kohë.
Prandaj, a nuk do të ishte mirë që të keni tashmë një sy të përshtatur me ambientin e errët?!
Shembull, një pirat që lufton në pikë të diellit dhe papritur i duhet të hyjë brenda në një hapësirë të errët, a nuk do të ishte i verbër për një kohë, nëse s’do të kishte mbyllur njërin sy paraprakisht?
Kurrë nuk e keni menduar se kjo është arsyeja apo jo?