A duhet ti ushqejmë bebet me ujë?
Bebet nuk kanë nevojë për ujë në të njëjtën mënyrë si fëmijët dhe të rriturit, madje edhe në një ditë të nxehtë vere.
Lifestyle
Sipas një studimi të botuar nga NHS Greater Glasgow and Clyde, qumështi i gjirit është tepër i pasur me ujë me një përqendrim të ulët të elektroliteve, transmeton lajmi.net.
Kjo do të thotë që qumështi i gjirit mund të hidratojë mjaftueshëm foshnjën tuaj për gjashtë muajt e parë të jetës së tij.
Danielle Stringer, një pediatre e njohur ndryshe si KidNurse, përshkroi arsyet pse prindërit duhet të shmangin shuarjen e etjes së foshnjave me ujë kur ata janë shumë të vegjël.
“Bebet nuk kanë nevojë për ujë në të njëjtën mënyrë si të rriturit. Në fakt, foshnjave nuk duhet t’u ofrohet ujë derisa të bëhen gjashtë muajsh”, shkroi në blogun e saj.
Nëse një foshnje i jepet shumë ujë, kjo mund të rezultojë në dehje nga uji, sipas Stringer.
Stringer këshilloi që foshnjat që janë gjashtë muajshe duhet të konsumojnë vetëm 59 mililitra ujë në 24 orë deri në ditëlindjen e tyre të parë. Gjithmonë duhet të kërkoni këshilla profesionale nga mjeku juaj.
Gjithmonë përdorni ujë të zier në një temperaturë prej të paktën 70C kur përgatitni një ushqim. Mos harroni të lini ushqimin të ftohet para se t’ia jepni foshnjës suaj, shton ajo. /Lajmi.net/