A duhet të kthehet Neymar te Barcelona? Vendosin tifozët

Tifozët e Barcelonës i kanë thënë ‘PO’ një rikthimi të Neymar te Barcelona.

Sport

23/11/2018 15:55

Sulmuesi brazilian është lidhur me një rikthim në Camp Nou, duke qenë i pakënaqur në Parkun e Princave te skuadra e PSG-së, pavarësisht transferimit prej 222 milionë euro në vitin 2017.

Media e afërt me Barcelonën, ‘MundoDeportivo’, ka pyetur tifozët e kësaj skuadre nëse dëshirojnë që Neymar të rikthehet në Camp Nou.

Nga 14 mijë lexues të ‘Mundo Deportivo’ që kanë marrë pjesë në këtë sondazh, 57 për qind, apo 8167 janë pajtuar për rikthimin e Neymar./Lajmi.net/