A do të shtrenjtohet rryma për konsumatorët nën 800kWh? Flasin nga ZRrE-ja

Kryetari i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu në një konferencë për media pas mbledhjes së bordit të ZRrE-së është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Lajme

16/02/2022 11:23

I pyetur nëse çmimi i rrymës është rritur edhe për konsumatorët nën 800 kWh, Fejzullahu është shprehur se subvencioni i qeverisë ka bërë që kjo të mos ndodh, shkruan lajmi.net.

Faturat e qytetarëve që shpenzojnë më pak se 800 kWh sipas Fejzullahut do të kalkulohen me tarifat ekzistuese duke përfshirë edhe zbritjen nga subvencioni i qeverisë.

“Kemi thënë edhe në raport, i keni përgjigjet që meqë qeveria ka ndarë një subvencion prej 100 milionë euro ai ka ndikuar që të gjithë konsumatorët që konsumojnë deri në 800 kWh do të faturohen me tarifat ekzistuese. Faturat e tyre do të kalkulohen duke përfshirë edhe zbritjen që ka rezultuar nga fondi apo subvencionimi i qeverisë dhe tarifat që i keni ekzistuese kanë marrë parasysh edhe subvencionimin prej 100 milionë euro.”, tha ai.

Në anën tjetër, ZRrE po insiston që faturat me rritje të ekzektohen nga data 9 shkurt, përkundër kërkesës së KEDS që kjo gjë të ndodh nga data 1 mars.

“Ne e kemi thënë edhe në mbledhje, por edhe në takime me ta që vendimi hyn në fuqi prej datës 9 shkurt, është obligim i KESCO ta respektojë këtë vendim.”, u tha në deklaratën nga përfaqësuesi i ZRRE-së. /Lajmi.net/ 

Pse ZRrE-ja s’po e shtyn afatin e rritjes së çmimit të rrymës sipas kërkesës së KEDS?