A do të kemi borë? Ky do të jetë moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Lajme

12/12/2019 19:43

Sipas IHMK-së, në viset malore reshjet e shiut parashihen të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.