A do ta respektojë Albin Kurti flamurin “lara-lara”?

Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti po synojnë të udhëheqin me një shtet të cilit nuk ia njohin himnin e as flamurin.

Lajme

24/05/2017 20:54

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është i njohur për deklaratat e tij ku kërkon bashkim kombëtar.

Dy vite më parë Kurti thoshte se Kosova nuk mund të ec përpara me flamur lara-lara, shkruan lajmi.net.

Mirëpo nuk dihet se a do e pranoj Kurti flamurin e shtetit për të cilin po synon ta udhëheq?!

Kujtojmë se në të gjitha manifestimet e organizuara nga Lëvizja Vetëvendsoje flamuri i Kosovës nuk ishte prezent.

Madje në shkurt të këtij viti, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi e injoruan himnin e Kosovës duke mos u ngritur në këmbë gjatë intonimit të tij.

Kjo ndodhi në konventën e IV-të të Aleancës Kosova e Re./Lajmi.net/