Moyes, mos e shiko këtë

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Javier Hernandez shpëtoi nga turpërimi pasi Meksika e siguroi play-offin për kualifikim në Kampionatin botëror 2014 vetëm falë humbjes së rivalit Panama nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hondurasi, SHBA dhe Kosta Rika okupuan tri pozitat e para që siguruan kualifikimin e drejtpërdrejtë për në Botërorin 2014 nga regjioni i CONCACAF-it.…

Sport

16/10/2013 12:22

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Javier Hernandez shpëtoi nga turpërimi pasi Meksika e siguroi play-offin për kualifikim në Kampionatin botëror 2014 vetëm falë humbjes së rivalit Panama nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hondurasi, SHBA dhe Kosta Rika okupuan tri pozitat e para që siguruan kualifikimin e drejtpërdrejtë për në Botërorin 2014 nga regjioni i CONCACAF-it.

Kurse, Hernandez e futi në telashe Meksikën pas një gabimi amator gjatë pjesës së parë të humbjes 2-1 nga Kosta Rika kur nuk shënoi në portën e zbraztë pasi ishte shërbyer nga një bashkëlojtar. Ai u ngatërrua dhe humbi mundësinë ideale duke e nxjerr bashkëlojtarin e tij në pozitë jashtë loje, edhe pse në fund topi përfundoi në rrjetë.

Por, në shpëtim të tij dhe Meksikës doli SHBA-ja që mundi Panamanë 3-2 dhe i dërgoi ata në play-off ku do të ndeshen me fituesin e regjionit të Oqeanisë, Zelandën e Re.

Mirëpo, Hernandez do të shpresojë që menaxheri i Unitedit, David Moyes të mos e sheh gabimin e tij pasi edhe ashtu spekulohet se planifikon ta shesë sulmuesin meksikan.