Benatia, muri i Romës

Ka prej atyre që kanë filluar ta quajnë si muri i ri i Romës, pasardhës i Walter Samuelit, shtyllë e skuadrës që fitoi Scudetton e fundit për skuadrën nga kryeqyteti italian. Por, ka edhe të tjerë që insistojnë se 13.5 milionë eurot e shpenzuara për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës nuk janë…

Sport

12/10/2013 17:00

Ka prej atyre që kanë filluar ta quajnë si muri i ri i Romës, pasardhës i Walter Samuelit, shtyllë e skuadrës që fitoi Scudetton e fundit për skuadrën nga kryeqyteti italian.

Por, ka edhe të tjerë që insistojnë se 13.5 milionë eurot e shpenzuara për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës nuk janë shumë e vogël. Pas vetëm tre muajsh, Mehdi Benatia e ka dërguar në harresë brazilianin Marquinhos, i larguar nga Roma drejt PSG-së.

Me fanellën e Giallorossëve, Benatia e ka filluar njësoj siç e kishte mbyllur edicionin si pjesë e Udineses: 7 fitore të njëpasnjëshme, së bashku me ato të skuadrës bardh e zi, përbëjnë 14 suksese me radhë në Serie A.

Tani, Benatia do të mundohet të vazhdojë serinë pozitive të fitoreve në duelin e xhiros së ardhshme kundër Napolit, skuadër që e ndjek Romën në renditje me dy pikë më pak se ekipi i Rudi Garcias.

Reparti defanziv ka qenë arma kryesore e ekipit deri më tani këtë sezon duke pësuar vetëm një gol pas shtatë xhirosh. Përveç paraqitjeve të mira në mbrojtje, Benatia ka treguar se edhe di të shënojë duke realizuar në portën e Bolognës.