Shaqiri, më i miri

Xherdan Shaqiri u vlerësua si futbollisti më i mirë i Zvicrës në fitoren 2-1 kundër Shqipërisë në Qemal Stafa të premten ku skuadra helvetike e siguroi kreun e Grupit E dhe kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014. Shaqiri ishte në mesin e realizatorëve kur e kaloi Zvicrën në epërsi në minutat e para të pjesës…

Sport

12/10/2013 14:00

Xherdan Shaqiri u vlerësua si futbollisti më i mirë i Zvicrës në fitoren 2-1 kundër Shqipërisë në Qemal Stafa të premten ku skuadra helvetike e siguroi kreun e Grupit E dhe kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014.

Shaqiri ishte në mesin e realizatorëve kur e kaloi Zvicrën në epërsi në minutat e para të pjesës së dytë para se të dilte nga loja pas gati një ore lojë.

Së bashku me të, në formacionin bazë të Zvicrës ishin edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Valon Behrami dhe Granit Xhaka.

Mirëpo, me gjithë paraqitjen pozitive të Behramit, Shaqiri u vlerësua si më i miri në ekipin e Ottmar Hitzfeldit.

Le Matin ia dha notën 8 yllit nga Gjilani, kurse notoi me 7 paraqitjen e Behramit. Xhaka nuk bindi, ai mori një 5-she.