Festimi Special
Festa e Jose Mourinhos si trajner i Interit pas eliminimit të Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve më 2010 është zgjedhur si më e mira, nga lexuesit e portalit të së përditshmes sportive spanjolle Marca.com. Mourinho, aso kohe në drejtim të Nerazzurrëve ishte mposhtur 1-0 në Nou Camp, por arriti të kualifikojë Interin për…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201310/full/Mou3.jpg)
Sport
Festa e Jose Mourinhos si trajner i Interit pas eliminimit të Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve më 2010 është zgjedhur si më e mira, nga lexuesit e portalit të së përditshmes sportive spanjolle Marca.com.
Mourinho, aso kohe në drejtim të Nerazzurrëve ishte mposhtur 1-0 në Nou Camp, por arriti të kualifikojë Interin për në finale falë fitores 3-1 në duelin e parë në Giuseppe Meazza.
Menjëherë pas sinjalizimit për përfundimin e takimit, Mourinho vrapoi në fushë për të festuar në mënyrën e tij speciale, dhe mënyra e kremtimit të tij sipas lexuesve të Marcas është më e mira deri më tani nga një trajner.
Mourinho pas vetes la rivalin e tij Pep Guardiola i cili doli i dyti me festimin e golit të Andres Iniestas kundër Chelseas që kualifikoi Barcelonën për në finalen e Ligës së Kampionëve më 2009.