Ibra ‘drejton’ hundën

Një ndërhyrje e vogël, asgjë serioze, por që ia mundëson ta ketë një profil sado pak më të bukur, nga ajo që jemi mësuar ta shohim, sa herë ka realizuar gola të shumtë. Edhe Zlatan Ibrahimovic, një prej futbollistëve më të “ashpër” për nga karakteri në futbollin evropian i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në hundë…

Sport

09/10/2013 14:00

Një ndërhyrje e vogël, asgjë serioze, por që ia mundëson ta ketë një profil sado pak më të bukur, nga ajo që jemi mësuar ta shohim, sa herë ka realizuar gola të shumtë.

Edhe Zlatan Ibrahimovic, një prej futbollistëve më të “ashpër” për nga karakteri në futbollin evropian i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në hundë për të përmirësuar pamjen e tij dhe ‘defektin’ në të, kanë njoftuar mediet franceze.

Konfirmimi ende nuk është bërë nda dikush që përfaqëson sulmuesin, përfshirë menaxherin e tij Mino Raiola, i cili madje ka bërë thirrje që: “Mos u merrni me spekulime”.

Si do që të jetë, Ibrahimovic pritet të paraqitet për Suedinë kundër Austrisë në duelin e vlefshëm për kualifikime në Kampionatin botëror 2014, të premten, dhe do të shohim nëse ka ndryshuar pamja e tij, në fakt hunda.