Bunjaki vëzhgon Superligën
Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Turqisë dhe Senegalit. Strategu i ekipit të Kosovës do të mbërrijë nesër në vend për të ndjekur futbollistët e Superligës, me mundësi të inkuadrimit të tyre në ekip. Në duelin e parë miqësor kundër Haitit, Bunjaki kishte ftuar vetëm një…
Sport
Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Turqisë dhe Senegalit.
Strategu i ekipit të Kosovës do të mbërrijë nesër në vend për të ndjekur futbollistët e Superligës, me mundësi të inkuadrimit të tyre në ekip. Në duelin e parë miqësor kundër Haitit, Bunjaki kishte ftuar vetëm një anëtar të Superligës, portierin e FC Prishtinës, Kushtrim Mushica.
Por, tani duket se do të jetë më i hapur për prurje të reja. “Ju njoftojmë se përzgjedhësi i përfaqësueses “A” të Kosovës z. Albert Bunjaku nga data 04 prill e deri më 9 prill do të jetë në Kosovë. Gjatë këtij qëndrimi përzgjedhësi do të bëjë vëzhgimi e disa ndeshjeve në Superligë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
“Po ashtu me shtabin teknik të përfaqësueses A do të ndjekin nga afër tubimin e U-21 që është i paraparë të mbahet me datën 7 dhe 8 prill nga trajnerët përfaqësueses U-21 RafetPrekazi dhe Erdogan Celina”, shkruan në njoftim.
Kosova do të ndeshet me Turqinë me 21 maj në Kosovë, derisa katër ditë më vonë do të takohet me Senegalin në Gjenevë.