E bukura Shailene

Shailene Woodley mahnit në fustan të bardhë elegant në premierën gjermane të filmit ‘Divergent’.

ShowBiz

02/04/2014 09:56

Aktores Shailene Woodley si duket i kanë hyrë në qejf fustanet elegante që vizatojnë trupin, pasi që në premierat evropiane të filmit të sa më të ri ‘Divergent’ ajo ka ndryshuar komplet stilin e saj, duke u bërë një vajzë elegante dhe me grim.

Ajo ka përshtatur për mrekulli flokët e saj të shkurtëra dhe grimin me një fustan të bardhë me detaje dhe këpucë ngjyrë ari.

E buzëqeshur në krah kishte bashkë-aktorin Theo James derisa u dha premiera e filmit të tyre më të ri ‘Divergent’ në qytetin e Berlinit në Gjermani.

Filmi ‘Divergent’ ka korrur mjaft sukses në Amerikë dhe këtë javë qëndron në pozitën e dytë në arkat filmike, duke grumbulluar në vikend plot 25.6milionë dollarë.