Qeveria Amerikane fillon mbylljen
Më shumë se 800 mijë nëpunës qeveritarë përballen me pushim pa pagesë, pa garanci për pagesë retroaktive, kur të kalohet ligji për buxhetin.
Bota
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar mbylljen e pjesshme pasi dy dhomat e Kongresit dështuan të merren vesh rreth buxhetit.
Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Republikanët insistoi në shtyrjen e reformës shëndetësore të Presidentit Obama si kusht për ta kaluar ligjin.
Më shumë se 800 mijë nëpunës qeveritarë përballen me pushim pa pagesë, pa garanci për pagesë retroaktive, kur të kalohet ligji për buxhetin.
Kjo është mbyllja e parë e përkohshme pas 17 vjetëve.
Ndikimi ekonomik do të varet se sa do të zgjasë bllokada, por Goldman Sachs vlerëson se një një mbyllje tri javëshe do të mund të marrë deri në 0.9 përqind të GDP’së së SHBA’ve të këtij çerek viti.
Më pak se një orë para mesnatës, Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët thirri një konferencë – një komitet dypartiak me Senatin – në përpjekje për ta arritur një marrëveshje, por demokratët thanë se është shumë vonë për ta shmangur mbylljen.
Zyra e Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë filloi të njoftojë agjencitë federale që ta nisin një “mbyllje të rregullt” përderisa afrohej mesnata.
Një nga viktimat e para të mbylljes ishte llogaria në Twitter e Capitol Hill.
“Për shkak të skadimit të financimit qeveritar, kjo llogari nuk do të jetë aktive deri në njoftimin tjetër”, thoshte postimi në këtë llogari.
Më herët që bërë e ditur se qendra e vizitorëve e Capitol Hill do të mund ë mbyllej nëse bllokada do të vihej në jetë, dhe të gjitha turet do të suspendoheshin.
Pak para mesnatës, Presidenti Barack Obama shkroi në Twitter: “Ata e bënë këtë. Një grup i Republikanëve të Kongres sapo kryen mbylljen e Qeverisë për shkak të Obamacare, në vend se ta kalonin një buxhet real”.
Drejtuesi i Kongresit John Boehner u tha gazetarëve se ai shpresonte që Senati do ta pranojë një ofertë për një konferencë me Kongresin “në mënyrë që ta zgjidhim këtë çështje për popullin amerikan”.
Senati pritet të takohet në mëngjesin e sotëm (sipas orës amerikane), ka thënë lideri i Demokratëve në Senat Harry Reid.