Një vdekje e dyshimtë në Podujevë
Një vdekje në rrethana të dyshimta ka ndodhur dje në Gërdoc të Podujevës. Policia është njoftuar nga një femër e cila e ka gjetur vëllaun e saj të vdekur në katin e dytë të shtëpisë.
Lajme
Një person ka vdekur dje në rrethana të dyshimta në fshatin Gërdocit të Podujevës.
Policia e Kosovës njofton se rastin e vdekjes e ka njoftuar motra e viktimës, e cila ka treguar se e ka gjetur të vëllain e saj në katin e dytë të shtëpisë.
“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se në katin e dytë të shtëpisë ka gjetur të vdekur vëllai e saj. Njësitë përkatëse kanë arritur në vendngjarje mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.