Milani e kënaqi Seedorfin
Trajneri i Milanit, Clarence Seedorf e ka lëvdëruar paraqitjen e sulmuesit Mario Balotelli, pas fitores 2:0 ndaj Fiorentinës. Goditjet e lira të sulmuesit italian ishin vendimtare në triumfin e Rossoneri. Fillimisht, ish futbollisti i Interit dhe Manchester Cityt gjuajti nga faulli dhe topi u kthye tek Philippe Mexes, i cili realizoi me kokë. Kurse, më…
Sport
Trajneri i Milanit, Clarence Seedorf e ka lëvdëruar paraqitjen e sulmuesit Mario Balotelli, pas fitores 2:0 ndaj Fiorentinës.
Goditjet e lira të sulmuesit italian ishin vendimtare në triumfin e Rossoneri. Fillimisht, ish futbollisti i Interit dhe Manchester Cityt gjuajti nga faulli dhe topi u kthye tek Philippe Mexes, i cili realizoi me kokë.
Kurse, më vonë, përfaqësuesi italian shënoi direkt nga goditja e lirë, për t’ia siguruar tri pikë ekipit të tij, duke e regjistruar fitoren pas gjashtë ndeshjesh në të gjitha kompeticionet.
“Qendërsulmuesi duhet të punojë përpara dhe të kthehet prapa, kështu që kur ekipi i tij vuan, ai duhet të ndihmojë”, deklaroi trajneri holandez fillimisht.
“Kërkova nga Mario më shumë intensitet dhe në këtë sens, ai bëri lojë të madhe në të dyja fazat. Ne tashmë e dimë se ai ka talent dhe se mund të bëjë gjuajtje të lira si këto, por isha i impresionuar më shumë në konsistencën dhe intensitetin e tij”, vijoi ai.
Ish futbollisti i Milanit ishte i kënaqur edhe me paraqitjen e ekipit, i cili nuk kishte fituar në pesë ndeshjet e fundit në Serie A.
“Ishte një fitore e shkëlqyeshme, sepse ekipi reagoi mirë, duke nxjerrë dy rezultate të mira brenda disa ditësh. Duke e konsideruar paraqitjen, ne i merituam tri pikë, ndërsa fituam ndaj një ekipi të madh, i cili bën lojë të mahnitshme”, vazhdoi ai.
“Ne ishim shumë të motivuar dhe e pash urinë e lojtarëve për të fituar. Ishte një fitore për Milanin dhe për të gjithë mbështetësit e klubit”.
“Lojtarët e respektuan qëndrimin dhe pasionin për futboll të Fiorentinës, kështu që ishte e rëndësishme të qëndronim të bashkuar dhe t’i mposhtnim ata”, përfundoi 37 vjeçari.