Pacolli kundërshton krahasimin e Putinit

Miliarderi Kosovar, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, shfaqet tepër kritik ndaj krahasimeve të presidentit të Rusisë, i cili bëri paralele mes konfliktit në Krime dhe situatës së Kosovës. Ai flet për gazetën suedeze Expressen.

Lajme

26/03/2014 14:23

Putin krahason marrjen e Krimesë në Kosovën. Por tani vjen një përgjigje nga miliarderi i Kosovës dhe zëvendëskryeministrit të vendit, Behgjet Pacolli.

“Spastrimin etnik që ndodhi në Kosovë, Putini nuk mund ta krahasojë me situatën në Krime”, shprehet Behgjet Pacolli gjatë një vizite në Uddevalla.

Ai nisi rrugëtimin si një djalë i një familjeje me dhjetë fëmijë. Tani ai udhëheq një ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit, Mabetex Group, e cila tani ka kapital miliardësh duke qenë kampione në industrinë e ndërtimit. Kompania e tij ishte e autorizuar për rinovimin e Kremlinit, qendra të energjisë në Moskë, etj. Tani ai është zëvendëskryeministri i Kosovës, vendi ballkanik që shpalli pavarësinë e tij nga Serbia gjashtë vite më parë. Qëndrimet e Vladimir Putinit bënë që Kosova në javët e fundit të vijë sërish në agjendat e debateve të politikës botërore, përmes njeriut që tani qëndron në qendër të lajmeve në mediet botërore, presidentit rus Vladimir Putin.

Presidenti rus, gjatë prezantimit të Krimesë si pjesë të Rusisë, krahasoi disa herë në deklaratën e tij ketë problem me rastin e Kosovës. Ai ka mohuar se ka ndodhur një ndërhyrje ushtarake në Krimenë ukrainase. Mirëpo ai krahasoi ndërhyrjen në Krime me ndërhyrjen e forcave të NATO- s në Kosovë.

Përkundër këtyre krahasimeve të Putinit, kritika të forta erdhën nga Behgjet Pacolli gjatë një vizite në Uddevalla.

“Ne kemi dëgjuar në shtypin ditor të krahasimeve që Putini përmend Kosovën. Por Krimeja dhe Kosova nuk mund të krahasohen”, shprehet Behgjet Pacolli.

Ai përmend se Kosova ka pasur arsyet e saja për të marrë mbështetjen e Perëndimit, dhe se, kur vendi në vitin 2008 shpalli pavarësinë nga Serbia, kjo është bërë pjesërisht me mbështetje nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia. 107 vende e kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës. Por ai theksoi se Rusia nuk është njëra prej tyre.

“Arsyeja në rastin e Kosovës ishte humanitare. Sepse Sërbia ka qenë e angazhuar në spastrimin etnik”, tha Pacolli, dhe përmend se si shqiptarët, edhe pse ata janë shumicë në Kosovë, nuk kanë të njëjtat të drejta si serbët dhe janë vazhdimisht të nënshtruar prej diskriminimit etnik.

 

Lufta e përgjakshme në Kosovë 1998-1999 solli mbi 10.000 viktima civile, shumë prej tyre gra dhe fëmijë.

“Një milion njerëz u detyruan të largohen. Kjo ndodhi për shkak se njerëzit kishin humbur të drejtat e tyre. Prandaj, problemi i Krimesë nuk ka të krahasuar me Kosovën”, tha Behgjet Pacolli duke iu përgjigjur presidentit Vladimir Putin.

Politikani liberal 62 vjeçar njihet si shqiptari më i pasur në botë. Ai deklaroi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007 një pasuri prej 3.7 miliardë kruna suedeze. Vizita e tij në Suedi zhvillohet pas ftesës së kryetarit komunal, Magnus Jacobsson (KD), dhe Naim Murselit, kandidat parlamentar (KD), shqiptarë dhe mik i Pacollit, kohët e fundit vizituan Kosovën. Tani pritet një vizitë kthyese për të diskutuar bashkëpunimet e mundshme në teknologji dhe energji. Pacolli vizitoi të enjten Kynningsrud dhe Uddevalla Energi AB.

“Ka mundësi të mira për investime në Kosovë. Përveç kësaj, ne kemi shpallur dy zona të tregtisë së lirë në vend, të cilat duhet të jetë interesante për kompanitë suedeze dhe skandinave”, tha Behgjet Pacolli, i cili të premten vizitoi disa kompani në Gothenburg.