Valon Berisha, kampion i Austrisë me Salzburgun
Salzburgu është kampion i ri i Austrisë. Skuadra e sulmuesit kosovar Valon Berisha, e siguroi epitetin e më të mirit mbrëmë, pas vetëm 28 xhirosh të zhvilluara. Ekipi nga kryeqyteti austriak ia doli të mposht me rezultat bindës skuadrën Wiener Neustadt, 5:0, duke u shkëputur në 27 pikë ndaj përcjellësit kryesor në tabelë, Grodig, me…
Sport
Salzburgu është kampion i ri i Austrisë. Skuadra e sulmuesit kosovar Valon Berisha, e siguroi epitetin e më të mirit mbrëmë, pas vetëm 28 xhirosh të zhvilluara.
Ekipi nga kryeqyteti austriak ia doli të mposht me rezultat bindës skuadrën Wiener Neustadt, 5:0, duke u shkëputur në 27 pikë ndaj përcjellësit kryesor në tabelë, Grodig, me ç’rast e siguroi edhe matematikisht titullin.
Ky është një rekord i ri për Berishën me shokë, të cilët e kaluan Sturm Grazin, që e kishte siguruar titullin në sezonin 1997/98 pas 29 xhirosh.
Berisha ka luajtur rol të rëndësishëm këtë edicion për Salzburgun, duke qenë njëri prej më meritorëve për këtë sukses. Ai ka realizuar katër gola, në 26 ndeshje sa është aktivizuar me ekipin austriak
Përfaqësuesi norvegjez ishte transferuar në Salzburg dy sezone më parë nga Vikingu. Në tetë xhirot e fundit, Salzburgu do të luajë vetëm sa për sy e faqe, pasi titullin tashmë e ka në xhep. Ky ishte titulli i pestë në histori të Salzburgut.