Napoli nuk varet nga Higuain
Mesfushori i Napolit, Valon Behrami ka insistuar se skuadra nuk varet nga sulmuesi Gonzalo Higuain. Ylli argjentinas ka shkëlqyer në stinorin e tij të parë me skuadrën nga San Paolo dhe në fundjavë konfirmoi rëndësinë e tij duke shënuar golin e fitores 1:0 në ballafaqimin me Torinon. Mirëpo, para duelit të kthimit të 1/8 së…
Sport
Mesfushori i Napolit, Valon Behrami ka insistuar se skuadra nuk varet nga sulmuesi Gonzalo Higuain.
Ylli argjentinas ka shkëlqyer në stinorin e tij të parë me skuadrën nga San Paolo dhe në fundjavë konfirmoi rëndësinë e tij duke shënuar golin e fitores 1:0 në ballafaqimin me Torinon.
Mirëpo, para duelit të kthimit të 1/8 së finales me Porton në Europa League, Behrami ka insistuar se ekipi ka një grup të fortë të futbollistëve, dhe nuk varet vetëm nga Higuain.
“Gonzalo është futbollist shumë i fortë. Një prej atyre të vështirëve për t’u ballafaquar me ta. Por, ne jemi skuadër e mirë dhe nuk varemi vetëm prej tij”, deklaroi Behrami gjatë konferencës për shtyp.
Napoli ka humbur duelin e parë 1:0 dhe të enjten mbrëma do ta tentoj përmbysjen.
“Nuk guxojmë të përsërisim paraqitjen e pjesës së parë nga Porto, duhet të presim me kujdes në mënyrë që të realizojmë paraqitjen e përkryer”.