Putin përsëritë, Krimea ka analogji me Kosovën

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për të jetësuar marrëveshjen ndërmjet Federatës Ruse dhe Krimesë për “ta pranuar Republikën e Krimesë në kuadrin e Federatës Ruse”.

Lajme

18/03/2014 13:02

Ai së bashku me udhëheqësit e Krimesë kanë nënshkruar një marrëveshje të këtillë, të cilën duhet ta miratojë Duma ruse, raporton Evropa e Lirë.

Putin ka adresuar sot çështjen e Krimesë dhe midis tjerash ka thënë se “ka analogji me Kosovën”, duke marrë për bazë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të drejtën mbi vetëvendosje.