Mustafi e synon Bundesligën

Sezoni i shkëlqyeshëm të cilin po e kalon me fanellën e Sampdorias, i cili u shpërblye me ftesë në Kombëtaren A gjermane, i ka ndezur reflektorët e Shkodran Mustafit, i cili ndiqet nga shumë klube. Qendërmbrojtësi shqiptar kërkohet në Itali dhe Gjermani, por ai e ka treguar dëshirën e tij për të ardhmen. “Do të…

Sport

13/03/2014 11:30

Sezoni i shkëlqyeshëm të cilin po e kalon me fanellën e Sampdorias, i cili u shpërblye me ftesë në Kombëtaren A gjermane, i ka ndezur reflektorët e Shkodran Mustafit, i cili ndiqet nga shumë klube.

Qendërmbrojtësi shqiptar kërkohet në Itali dhe Gjermani, por ai e ka treguar dëshirën e tij për të ardhmen.

“Do të qëndroja me dëshirë në Hamburg, por nuk jam ndier kurrë i dashur aty. Ma patën ofruar edhe një kontratë, por ishte një ofertë që nuk më kënaqte. Sigurisht, Bundesliga është një objektiv imi për të ardhmen”, deklaroi Mustafi për tabloidin britanik, Bild.

Pas Hamburgut, futbollisti shqiptar nga Maqedonia u transferua në Everton, pasi e ëndërronte futbollin anglez, duke hequr dorë nga oferta e Borussia Dortmundit, por në Premierligë nuk la gjurmë.

21 vjeçari e gjeti veten në futbollin italian, duke u bërë njëri prej futbollistëve kryesorë të Sampdorias dhe njëri prej mbrojtësve më të sigurt në Itali. Për të flitet se interesim ka shfaqur edhe Juventusi.