Ramush Haradinaj u takua me Avni Klinakun
Situata politike në vend si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme nacionale ishin në qendër të bisedës mes Ramush Haradinajt e Avni Klinakut.
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Ramush Haradinaj, priti sot në një takim Kryetarin e Lëvizjes për Bashkim,Avni Klinaku me bashkëpunëtorë.
Situata politike në vend si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme nacionale ishin në qendër të bisedës mes kryetarit Haradinaj dhe Klinaku, njofton AAK.
Haradinaj dhe Klinaku u dakorduan se qeverisja e tanishme po i shkakton dëme të mëdha vendit dhe se duhet të veprohet sa më shpejt për shkarkimin e saj. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për mundësinë e bashkëpunimit më të mirë mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes për Bashkim.
Haradinaj dhe Klinaku u dakorduan që të bashkëveprohet dhe të thellohet bashkëpunimi mes dy subjekteve.