Balotelli nokauton Costan
Mario Balotelli – kush tjetër? – solli një skenë komike, por edhe të dhimbshme për dikë, gjatë duelit të Milanit me Atletico Madridin në Vicente Calderon, në kuadër të ndeshjes së kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Ish ylli i Manchester Cityt, Balotelli ekzekutoi një goditje të lirë duke qëlluar sulmuesin e…
Sport
Mario Balotelli – kush tjetër? – solli një skenë komike, por edhe të dhimbshme për dikë, gjatë duelit të Milanit me Atletico Madridin në Vicente Calderon, në kuadër të ndeshjes së kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Ish ylli i Manchester Cityt, Balotelli ekzekutoi një goditje të lirë duke qëlluar sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Costa ‘aty ku s’duhet’, dhe e la të shtrirë në tokë.
Balotelli sigurisht se u mbrojt, dhe vështirë mund të mendohet se goditja e tij ishte e qëllimshme. Por, me Balotellin gjithçka është e mundshme.
Costas nuk i pengoi dhimbja, pasi shënoi dy gola në fitoren 4:1 që e kualifikoi Atleticon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5:1.