Goli e gëzon Neymarin
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar është shprehur i lumtur me golin e tij të parë në La Ligë në fitoren 4-1 ndaj Real Sociedadit të martën. Gjiganti katalan kaloi në epërsi pas pesë minutash lojë falë shënimit të brazilianit, goli i tij i parë në Kampionatin spanjoll pas transferimit në Nou Camp gjatë afatit kalimtar të…
Sport
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar është shprehur i lumtur me golin e tij të parë në La Ligë në fitoren 4-1 ndaj Real Sociedadit të martën.
Gjiganti katalan kaloi në epërsi pas pesë minutash lojë falë shënimit të brazilianit, goli i tij i parë në Kampionatin spanjoll pas transferimit në Nou Camp gjatë afatit kalimtar të verës nga Santos për 57 milionë euro.
“Jam shumë i lumtur me golin tim të parë në La Ligë”, deklaroi Neymar pas ndeshjes.
“Por, fitorja është gjëja më e rëndësishme. Nuk të mos ketë qenë gol i bukur, por me rëndësi është që hyri brenda. Messi dhe unë kuptohemi gjithnjë e më mirë mes vete. Ai është gjeni. Nuk po vuaj nga ndërhyrjet e shpeshta të palejueshme. Është normale, është pjesë e lojës”, përfundoi ai.