Berisha shënon në debutim
Valmir Berisha e ka nisur vrullshëm eksperiencën në Romë. Sulmuesi i ri kosovar ka shënuar gol qysh në debutim me ekipin e të rinjve të Romës, në fitoren 3:0 ndaj ekipit Trapani. 17 vjeçari e shënoi golin e tretë, për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij të re. Në 15 minutat e fundit, Berisha u…
Sport
Valmir Berisha e ka nisur vrullshëm eksperiencën në Romë. Sulmuesi i ri kosovar ka shënuar gol qysh në debutim me ekipin e të rinjve të Romës, në fitoren 3:0 ndaj ekipit Trapani.
17 vjeçari e shënoi golin e tretë, për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij të re. Në 15 minutat e fundit, Berisha u zëvendësua nga Vestenicky.
“Berisha ka konfirmuar famën e tij. Ka luftuar për çdo top, është munduar të kërkojë hapësura, duke dështuar ta gjente golin në pjesën e parë, por e gjeti atë në pjesën e dytë. Një paraqitje mjaft pozitive ajo e Berishës”, kanë shkruar mediat italiane.
Golat tjerë të Romës i shënuan Di Mariano e Calavresi. Skuadra e të rinjve Giallorossi udhëhiqet nga Alberto De Rossi, babai i mesfushorit të Romës, Daniele De Rossi.
Fundjavën e ardhshme, Romën e pret derbi me Lazion. Të gjithë besojnë dhe shpresojnë që Berisha të shkëlqejë edhe në ndeshjen më të rëndësishme sezonale.
Valmiri u bë i famshëm pasi shkëlqeu me ekipin U-17 të Suedisë, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i Botërorit, me 7 gola.
Gjithashtu, ai e udhëhoqi vendin skandinav ta fitonte medaljen e bronztë. Në të ardhmen, Berisha do të zgjedh në mes Suedisë, Shqipërisë dhe Kosovës.