Holanda gjen selektorin e ri
Guus Hiddink pritet të emërohet selektor i ri i Holandës, pas përfundimit të Kampionatit botëror. 67-vjeçari, ish trajner i Chelseas, Real Madridit dhe selektor i Rusisë, katër katër vjet nën drejtimin e Holandës mes 1994-1998. Ai është pa angazhim prej largimit nga Anzhi Makhachkala vitin e kaluar – edhe pse ka vepruar si këshilltar në…
Sport
Guus Hiddink pritet të emërohet selektor i ri i Holandës, pas përfundimit të Kampionatit botëror.
67-vjeçari, ish trajner i Chelseas, Real Madridit dhe selektor i Rusisë, katër katër vjet nën drejtimin e Holandës mes 1994-1998.
Ai është pa angazhim prej largimit nga Anzhi Makhachkala vitin e kaluar – edhe pse ka vepruar si këshilltar në PSV Eindhoven – por është i gatshëm të rikthehet në detyrë, dhe ka njoftuar se tashmë ka arritur marrëveshje për të qenë pasardhës i Louis van Gaalit pas garës në Brazil.
“Jam duke punuar me Federatën holandeze për të krijuar një staf teknik rreth meje. Na nevojiten edhe disa ditë, ose disa javë”, deklaroi Hiddink për NOS.
“Do të jetë një ekip i mirë. Nuk do të jem trajner i vetmuar. Kur bëj diçka, dua ta bëj sa më mirë që mundem, përndryshe nuk e marr atë detyrë”.
Jaap Stam, Ruud van Nistelrooy dhe Giovanni van Bronchhorst janë kandidatë për të bashkëpunuar me Hiddinkin.
Asistenti i Van Gaalit, Danny Blind pritet të mbetet si zëvendës i Hiddinkut, para se të marr drejtimin e ekipit pas Euro 2016.