lajmi.net

Limaj e Krasniqi nisen për ndryshim

Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi prej sot e kanë rrugën të ndarë nga Hashim Thaçi dhe PDK. Ata formuan subjektin e tyre “Nisma për Kosovën”. Krasniqi tha se Kosovës i duhet një qeverisje më e mirë, ndërsa Limaj tha kjo është nismë për ndryshim.

Lajme

28/02/2014 19:22

Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi e filluan një jetë të re politike me sallën e mbushur me simpatizantë.

Jeta e re politike e Limajt dhe Krasniqit quhet “Nisma për Kosovën”, një subjekt politik që si ngjyrë identifikuese të veten ka zgjedhur të portokalltën.

Të premten në orën 17:00, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi i dhanë fund veprimtarisë 14 vjeçare të qëndrimit në pozitat drejtuese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe formuan subjektin e tyre politik.

Në tubimin promovues në Prishtinë, Jakup Krasniqi tha se subjekti i ri politik do të angazhohet “për shtetin e së drejtës”.

“Duhet ta forcojmë shtetin tonë sepse vetëm kështu do të ndjehemi krenarë në shtetin tonë”.

“Kosovës i duhet një fillim i ri për një qeverisje më të mirë”.

“Nisma jonë kërkon bashkimin e qytetarëve të Kosovës për ta bërë ndryshimin që i duhet vendit tonë”.

\”Fati qoftë me ne\”, tha Jakup Krasniqi.

\"Fatmir

Ndërsa Fatmir Limaj tha se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga premtimet boshe përderisa.

Ai tha se bota po ndryshon dhe vendet rreth Kosovës po zhvillohen.

“Nga sot po ia nisim. Nga sot Kosova do ta ketë një nismë të re, një subjekt të ri politik”.

“Mbështetja juaj ka qenë vendimtare, ka qenë shenjë se Kosovës i duhet ndryshimi. Ajo që ne bashkon sot këtu dhe shumë qytetarë jashtë, nuk është thjesht një subjekt i ri, por shpresa se ndryshimi është i domosdoshëm në Kosovë”.

“Na bashkon vizioni e guximi. Guximi për të besuar e shpresa për të ndryshuar”.

\”Ne sot po hapim një kapitull të ri. Nisma do të ketë parime dhe profesionalizëm. Përmes kësaj nisme, po e vazhdojmë udhëtimin që për ne nuk është ndalur asnjëherë për t’i shërbyer vendit”.

“Nëse dikush është i kënaqur me këtë realitet, le të qëndrojë aty ku është mos të na bashkohet, por i garantoj se e ardhmja nuk do të jetë e mirë as për ta, andaj ju ftoj të gjithëve që të na bashkohen”.

\"Fatmir

“Kosova nuk është në rrugë të mirë, qytetarët e saj janë lodhur nga premtimet boshe, nga pasiguria për të ardhmen. Koha po ecën, bota po ndryshon, vendet tjera rreth nesh po zhvillohen”, tha Limaj.

Për shumë vite, Limaj ka qenë Nënkryetar i PDK’së, ndërsa Krasniqi Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie.

Në pozita qendrore, Limaj ka qenë Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit, ndërsa Jakup Krasniqi, në Qeverinë e viteve 2002-2004 ka qenë Ministër i Shërbimeve Publike, ndërsa që nga viti 2007 e mban postin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

\"Jakup

Tubimin e hapi Bilall Sherifi i cili u dash të presë një kohë për ta vazhduar fjalimin kur bëri publike emrin e subjektit “Nisma për Kosovën”.

Këshilli Kombëtar i “Nismës”, në mbledhjen e parë ka zgjedhur Jakup Krasniqin si Kryetar Këshilli, ndërsa Kryetar është zgjedhur Fatmir Limaj.

Limaj e Krasniqi nisen për ndryshim

Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi prej sot e kanë rrugën të ndarë nga Hashim Thaçi dhe PDK. Ata formuan subjektin e tyre “Nisma për Kosovën”. Krasniqi tha se Kosovës i duhet një qeverisje më e mirë, ndërsa Limaj tha kjo është nismë për ndryshim.

Lajme

28/02/2014 16:28

Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi e filluan një jetë të re politike me sallën e mbushur me simpatizantë.

Jeta e re politike e Limajt dhe Krasniqit quhet “Nisma për Kosovën”, një subjekt politik që si ngjyrë identifikuese të veten ka zgjedhur të portokalltën.

Të premten në orën 17:00, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi i dhanë fund veprimtarisë 14 vjeçare të qëndrimit në pozitat drejtuese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe formuan subjektin e tyre politik.

Në tubimin promovues në Prishtinë, Jakup Krasniqi tha se subjekti i ri politik do të angazhohet “për shtetin e së drejtës”.

“Duhet ta forcojmë shtetin tonë sepse vetëm kështu do të ndjehemi krenarë në shtetin tonë”.

“Kosovës i duhet një fillim i ri për një qeverisje më të mirë”.

“Nisma jonë kërkon bashkimin e qytetarëve të Kosovës për ta bërë ndryshimin që i duhet vendit tonë”.

“Fati qoftë me ne”, tha Jakup Krasniqi.

Ndërsa Fatmir Limaj tha se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga premtimet boshe përderisa.

Ai tha se bota po ndryshon dhe vendet rreth Kosovës po zhvillohen.

“Nga sot po ia nisim. Nga sot Kosova do ta ketë një nismë të re, një subjekt të ri politik”.

“Mbështetja juaj ka qenë vendimtare, ka qenë shenjë se Kosovës i duhet ndryshimi. Ajo që ne bashkon sot këtu dhe shumë qytetarë jashtë, nuk është thjesht një subjekt i ri, por shpresa se ndryshimi është i domosdoshëm në Kosovë”.

“Na bashkon vizioni e guximi. Guximi për të besuar e shpresa për të ndryshuar”.

“Ne sot po hapim një kapitull të ri. Nisma do të ketë parime dhe profesionalizëm. Përmes kësaj nisme, po e vazhdojmë udhëtimin që për ne nuk është ndalur asnjëherë për t’i shërbyer vendit”.

LM