Zgjedhjet nuk pengojnë formimin e Asociacionit të Komunave

Aleksandar Djuric thotë se zgjedhjet parlamentare në Kosovë nuk do të pengojnë themelimin e Asociacionin të Komunave Serbe në Kosovë. Sipas tij, zgjedhjet dhe ky asociacion janë procese që nuk kanë asnjë ndërlidhje në mes vete.

Lajme

27/02/2014 12:20

Këshilltari i Presidentit të Serbisë, Marko Djuric, ka deklaruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvend të Kosovës, nuk do të ngadalësojnë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Djuric, në një prononcim për Beta, ka vlerësuar se këto dy tema nuk kanë ndonjë lidhje në mes vete dhe si rrjedhojë nuk dot pengojnë procesin e njëra-tjetrës.

“Nuk kanë ndërlidhshmëri në mes vete. Ekzistojnë parakushte që komunat të krijojnë statusin dhe jam i sigurt që shumë shpejt në periudhën e ardhshme do të ndërmerren hapa për konstituimin e këtij asociacioni”.

“Përmes Marrëveshjes së Brukselit, draft-rezoluta e parë ka për qëllim krijimin e ekipit menaxhues të këtij asociacioni dhe pas përfundimit të zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, janë krijuar kushte për themelimin e këtij dokumenti”, është shprehur Djuric.