Befasisht, Coldplay
Coldplay kanë publikuar këngën e tyre më të re, bashkë me spotin, “Midnight”. Kësaj radhe, vijnë ashtu siç nuk i kemi dëgjuar më parë. Tingëllojnë si Bon Iver.
ShowBiz
Coldplay është rishfaqur, befasisht, me një këngë të re, e që besohet të jetë shenjë se një tjetër album i tyre mund të vijë gjatë vitit 2014.
Bendi i njohur ka publikuar këngën “Midnight”, bashkë me spotin, në sajtin e tyre zyrtar.
Kësaj radhe, ata vijnë në një mënyrë krejt ndryshe, siç nuk i kemi dëgjuar më parë. Tingëllojnë si Bon Iver.
Duket se Coldplay po punojnë në albumin e tyre të gjashtë. I fundit ishte “Mylo Xyloto”, i publikuar në tetor të vitit 2011, i cili ishte shitur më shumë se tetë milionë kopje në mbarë botën.
Coldplay – “Midnight”