Tifozët i besojnë Wengerit
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka marrë votëbesimin nga tifozët, të cilët e mbështetën qëndrimin se ai është njeriu i duhur për të udhëhequr skuadrën. Të hënën, legjenda e Arsenalit, Bob Wilson deklaroi se Wenger është duke bërë “mrekulli” me atë që ka realizuar deri më tani në drejtim të ekipit. “Kur i vendosni të…
Sport
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka marrë votëbesimin nga tifozët, të cilët e mbështetën qëndrimin se ai është njeriu i duhur për të udhëhequr skuadrën.
Të hënën, legjenda e Arsenalit, Bob Wilson deklaroi se Wenger është duke bërë “mrekulli” me atë që ka realizuar deri më tani në drejtim të ekipit.
“Kur i vendosni të gjitha së bashku me paratë dhe nivelin ku ka shkuar loja, pastaj faktin se ekipi është konkurrent këtë sezon, me një pikë më pak se Chelsea, dhe mënyrën si udhëhiqet klubi, është mrekulli e vogël dhe lëvdatë për skuadrën dhe futbollistët”, u shpreh ai.
Pas komenteve të tij, portali Metro ka bërë një sondazh me pyetjen nëse edhe tifozët e Arsenalit pajtohen me mendimin e Wilsonit.
Dhe, 75 për qind janë përgjigjur me “Po”, duke thënë se Wenger ka vepruar mrekulli. Skuadra e Wengerit rikthehet në aksion në udhëtim te Stoke të shtunën.
Me fitore, Arsenali do të ngjitet në krye të Premierligës nëse Chelsea – që luan në të njëjtën kohë – nuk fiton në udhëtim tek Fulham.