PSG ‘transferon’ Ronaldon
Pas Leonardos, një tjetër brazilian mund të bëhet drejtor sportiv i Paris Saint-Germain. Bëhet fjalë për një prej futbollistëve më të mirë në histori, dy herë kampion i botës dhe dy herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo. Konfirmimi erdhi nga vetë ‘Fenomeni’, gjatë një interviste për televizionin francez Canal Plus. “Kam raport të shkëlqyeshëm…
Sport
Pas Leonardos, një tjetër brazilian mund të bëhet drejtor sportiv i Paris Saint-Germain.
Bëhet fjalë për një prej futbollistëve më të mirë në histori, dy herë kampion i botës dhe dy herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo.
Konfirmimi erdhi nga vetë ‘Fenomeni’, gjatë një interviste për televizionin francez Canal Plus.
“Kam raport të shkëlqyeshëm me presidentin Nasser, por së pari dua të përfundoj punën si ambasador në Kampionatin botëror në Brazil”, deklaroi Ronaldo.
“Pastaj do të marr disa muaj kohë për të vendosur se qka të bëj. Por, nuk e përjashtoj këtë mundësi. Tashmë jam ambasador vullnetar i PSG, më pëlqen ai qytet dhe kam simpati të madhe për ekipi. Ndjej gëzim të madh për këtë raport që është krijuar. Jam një tifoz i PSG’s, por pa kurrfarë kompensimi”.