Kuizi i seksit të sigurt
Dita e Shën Valentinit po afron, ndërsa secili prej nesh e ka romancën në kokë. Megjithatë, është e rëndësishme ta vendosim sigurinë në rend të parë. Uebfaqja mtv.com e ka provuar një kuiz të seksit të sigurt me vajzat e spektaklit televiziv, ‘Teen Mom 2’, i cili mund t’ju shërbejë edhe juve si mësim. Seksi…
Lifestyle
Dita e Shën Valentinit po afron, ndërsa secili prej nesh e ka romancën në kokë. Megjithatë, është e rëndësishme ta vendosim sigurinë në rend të parë.
Uebfaqja mtv.com e ka provuar një kuiz të seksit të sigurt me vajzat e spektaklit televiziv, ‘Teen Mom 2’, i cili mund t’ju shërbejë edhe juve si mësim.
Seksi i pambrojtur mund të jetë si një lloj kutie me çokollata. Ju nuk e dini kurrë se çka do të merrni.
Kjo është arsyeja se përse është super e rëndësishme t’i dimë faktet se si duhet ta mbrojmë veten nga shtatzania dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme (STD). Prandaj, Kailyn, Jenelle, Leah e Chelsea i përgjigjen pyetjeve të kuizit të edukimit para Ditës së Shën Valentinit.
1. E vërtetë apo false: Kondomat janë metoda e vetme që mbron ndaj shtatzanisë dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme?
E vertetë: Kondomat janë metoda e vetme e kontrollit, që ju mbrojnë nga STD e shtatzania.
2. E vërtetë apo false: Do ta kuptoj se e kam STD, pasi kjo e fundit shfaq shenja dhe simptome?
False: Jo të gjitha STD kanë simptome, kështu që është mjaft e rëndësishme që të bëjmë rregullisht testime të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
3. E vërtetë apo false: Të gjitha STD (përfshirë edhe HIV) janë të shërueshme?
E vërtetë: Ka opsione të trajtimit për të gjitha STD, përfshirë këtu edhe HIV.
4. E vërtetë apo false: Testimi i STD, përfshirë këtu edhe HIV, është vërtetë i shtrenjtë?
False: Ka opsione të vlerësimit të çmimit për të gjithë.
5. E vërtetë apo false: Çdokush do ta dijë nëse unë e kam bërë testin e STD?
False: STD është konfidenciale. Askush nuk do ta dijë nëse nuk ju tregoni atyre vetë.
– Pra, çka po pritni? Shkoni edhe ju vërtetojeni se jeni OK dhe se nuk jeni të prekur nga ndonjëra prej këtyre sëmundjeve ngjitëse.