Liverpool fiton me Gerrardin
Liverpool realizoi fitore të mundimshme por shumë të rëndësishme në udhëtim te Fulham. Reds mposhtën skuadrën e fundit në Premierligë me rezultat 3:2, falë një goli në minutat shtesë të ndeshjes nga kapiteni Steven Gerrard nga penalltia. Në fakt, dueli nisi keq për mysafirët që mbetën në disavantazh herët në minutën e tetë kur qendërmbrojtësi…
Sport
Liverpool realizoi fitore të mundimshme por shumë të rëndësishme në udhëtim te Fulham.
Reds mposhtën skuadrën e fundit në Premierligë me rezultat 3:2, falë një goli në minutat shtesë të ndeshjes nga kapiteni Steven Gerrard nga penalltia.
Në fakt, dueli nisi keq për mysafirët që mbetën në disavantazh herët në minutën e tetë kur qendërmbrojtësi Kolo Toure realizoi autogol komik.
Mirëpo, pak para përfundimit të pjesës së parë Daniel Sturridge u përkujdes për të barazuar rezultatin. Mirëpo, Fulham e riktheu avantazhin në minutën e 64’të me golin e Kieran Richardson.
Por, Liverpool u kundërpërgjigj duke barazuar sërish nëpërmjet Philippe Coutinhos. Kurse, golin e fitores së madhe për Reds e realizoi kapiteni Gerrard nga penalltia në minutat shtesë.
Me këtë fitore, Liverpool u rikthye në garë për titull në Premierligë pasi tani ka 53 pikë në pozitën e katërt, vetëm katër më pak se lideri Chelsea.