Sharjet e largojnë Cleverleyn nga Twitter
Mesfushori i Manchester United, Tom Cleverley duket se ka mbyllur llogarinë e tij në rrjetin social Twitter. Reprezentuesi anglez ka qenë në qendër të fyerjeve për paraqitjet e tij këtë sezon, dhe duket se kjo ka ndikuar tek ai. Vetëm disa ditë më parë, Cleverley i tha tabloidit Mirror se ndihet se është duke u…
Sport
Mesfushori i Manchester United, Tom Cleverley duket se ka mbyllur llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.
Reprezentuesi anglez ka qenë në qendër të fyerjeve për paraqitjet e tij këtë sezon, dhe duket se kjo ka ndikuar tek ai.
Vetëm disa ditë më parë, Cleverley i tha tabloidit Mirror se ndihet se është duke u veçuar nga kritikët pas stinorit deri më tani dëshpërues të ekipit, por theksoi se mundohet t’i injorojë ata që e sulmojnë.
Megjithatë, duket se fyerjet e kanë tejkaluar kufirin dhe 24-vjeçari ka mbyllur llogarinë e tij Twitter.
Cleverley do të shpresojë t’i hesht kritikët sonte në derbin kundër Arsenalit në Emirates.
Ai nuk është futbollisti i parë i Unitedit që braktisi Twitterin. Darron Gibson u largua në rrethana të ngjashme më 2011.