Casillas blindon portën
Ndeshje pas ndeshje, Iker Casillas vazhdon të kalojë minuta pa pranuar gol. Portieri i Real Madridit nuk ka pësuar që 772 minuta lojë, dhe e vazhdon rekordin e tij. Casillas, për herë të fundit pranoi një gol nga Umut Bulut në fitoren e Real Madridit ndaj Galatasarayt në kuadër të Ligës së Kampionëve më 27…
Sport
Ndeshje pas ndeshje, Iker Casillas vazhdon të kalojë minuta pa pranuar gol. Portieri i Real Madridit nuk ka pësuar që 772 minuta lojë, dhe e vazhdon rekordin e tij.
Casillas, për herë të fundit pranoi një gol nga Umut Bulut në fitoren e Real Madridit ndaj Galatasarayt në kuadër të Ligës së Kampionëve më 27 nëntor.
Casillas nuk paraqitet si titullar në ndeshjet e Los Blancos në kuadër të La Ligës ku trajneri Carlo Ancelotti për titullar preferon Diego Lopezin.
Por, kapiteni i Spanjës paraqitet në formacionin bazë në garën kryesore kontinentale dhe Copa del Rey.
Të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu, ai nuk pranoi gol as nga Atletico Madrid, kundërshtar të cilin Reali e mposhti me rezultat të thellë 3:0.
Deri kur do të vazhdojë rekordi i Casillasit kjo mbetet të shihet por një gjë është e sigurt se ai e ka blinduar portën e gjigantit madrilen.