BE do të vazhdojë të ndihmojë komunat e rajonit Lindje
Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE'së në Kosovë, Christof Stock, deklaroi se Zyra e BE'së ne Kosovë do të vazhdojë të ndihmojë këtë rajon përmes granteve te ndryshme.
Agjencia për Zhvillim Rajonal Lindje, e njohur si AZHR Lindje, ka mbajtur takimin e radhës të Bordit të Partnerëve i cili përbëhet nga 11 komunat e rajonit lindje: Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Kamenicë, Kllokot, Viti, Partesh, Ranillug, Hani i Elezit, Novobërdë dhe Shtërpcë.
Ky është takimi i parë me udhëheqësit e rinj komunalë, gjegjësisht kryetarët e komunave partnere që pas zgjedhjeve komunale të vitit të kaluar. Në takim ishin te pranishëm Kryetarët e Komunave të: Ferizajit, Kaçanikut, Vitisë, Hanit të Elezit, Kllokotit, Novobërdës, Kamenicës dhe Parteshit sikur dhe zëvendës Kryetarët te Komunave te Gjilanit, Ranillugut dhe Shtërpcës te cilët përfaqësuan kryetarët e Komunave përkatëse.
Në këtë takim janë prezantuar aktivitetet e zbatuara nga rajoni lindje në kuadër të procesit të Zhvillimit Ekonomik Rajonal i ndihmuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Almir Hyseni, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje njoftoi kryetarët e komunave se të gjitha aktivitetet e parapara në planin e punës janë zbatuar me sukses dhe i njoftoi Kryetaret e Komunave për aktivitetet që do t’i ndërmarrë Agjencia për të ndihmuar Komunat, OJQ-të dhe komunitetin e biznesit për të absorbuar sa më shumë grante për projektet zhvillimore ne rajon.
Hyseni prezantoi te gjitha grantet e lansuara nga zyra e BE-se sikur dhe mori mbështetjen e komunave për aktivitetet e AZHR Lindje sa i përket mbështetjes që do t’u ofrojë AZhR – Lindje komunave në hartimin e projekt propozimeve në këto grante.
Në takimin e bordit te partnerëve të AZhR – Lindje, përveç Kryetarëve të Komunave nga rajoni Lindje, i pranishëm ishte edhe Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock.
“Zyra e BE-së ne Kosovë do të vazhdoje te ndihmoj këtë rajon përmes granteve te ndryshme te lansuara nga zyra jonë. Unë ju inkurajojë që të bashkëpunoni me projekte të përbashkëta zhvillimore në fondet e lansuara nga zyra e BE-se ne Kosove”, tha Stock.
Ai përmendi skemat e ndryshme të granteve të Bashkimit evropian në Kosovë, si atë të Zhvillimit Ekonomik Rajonal të njohur si EURED, Bashkëpunimit ndër-kufitar, skemën e granteve “Kosova e Bukur” si dhe shume grante të tjera ku komunat kanë të drejtë aplikimi.
Në takimin e parë të Bordit të Partnerëve për këtë vit, u emërua edhe Kryesuesi i ri i Bordit. Me unanimitet të plotë, Bordi vendosi që Kryetari i Kamenicës,
Begzad Sinani të caktohet Kryesues i Bordit të AZHR – Lindje për mandatin a ardhshëm njëvjeçar.
Sinani ndërkaq shprehi gatishmërinë që përgjatë kohës së kryesimit të tij të bashkëpunojë me Komunat partnere, AZhR – Lindjen, zyrën e BE-së, institucionet qeveritare dhe të gjithë akterët tjerë relevant në rajon.
Në takim ishin te pranishëm Kryetarët e Komunave të: Ferizajit, Kaçanikut, Vitisë, Hanit të Elezit, Kllokotit, Novobërdës, Kamenicës dhe Parteshit sikur dhe zëvendës Kryetarët e Komunave të Gjilanit, Ranillugut dhe Shtërpcës të cilët përfaqësuan kryetarët e Komunave përkatëse.
Bordi i Partnerëve është një nga organet kryesore vendimmarrëse për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik të rajonit ekonomik Lindje