Bayerni e zbeh Gotzen
Franz Beckenbauer beson se Bayern Munich është duke e zbehur ndikimin e Mario Gotzes duke e aktivizuar si sulmues. Ish ylli i Borussia Dortmundit është paraqitur në rolin e sulmuesit të vetëm të gjigantit bavarez në duele të ndryshme gjatë këtij sezoni, përfshirë fitoren 2:0 ndaj Borussia Monchengladbachut muajin e kaluar. Trajneri Pep Guardiola favorizoi…
Sport
Franz Beckenbauer beson se Bayern Munich është duke e zbehur ndikimin e Mario Gotzes duke e aktivizuar si sulmues.
Ish ylli i Borussia Dortmundit është paraqitur në rolin e sulmuesit të vetëm të gjigantit bavarez në duele të ndryshme gjatë këtij sezoni, përfshirë fitoren 2:0 ndaj Borussia Monchengladbachut muajin e kaluar.
Trajneri Pep Guardiola favorizoi sistemin me një sulmues edhe gjatë kohës sa drejtoi Barcelonën, por presidenti i nderit mendon se 21-vjeçari është më i përshtatshëm të luajë më prapa.
“Nuk më duket se ka kuptim që Gotze të luajë si sulmues”, deklaroi Beckenbauer për Sky90.
“Ju nuk po i bëni nder djaloshit duke e angazhuar përpara kundër tre mbrojtësve gjigantë. Gotze nuk shihet nëse ndonjëri prej tyre kollitet. Bayerni është duke e zbehur potencialin e tij në atë pozitë. Sigurisht, se ai mund të luajë në atë pozitë, por nuk është se aty mund të jap maksimumin”, shtoi ai.
“Mendoj se roli i tij më i mirë është prapa sulmuesit. Ai është shumë më i rrezikshëm aty”, u shpreh Beckenbauer. Gotze ka realizuar gjashtë gola në 14 paraqitje në Bundesligë këtë sezon.