Abuzuesit jashtë Universitetit
Rrustem Mustafa kërkon largimin e të gjithë atyre që kanë abuzuar me Universitetin e Prishtinës nga ky institucion. AI thotë se me largimin e tyre krijohet hapësira për kuadro të afta që janë të gatshme të kontribuojnë me dijen e tyre për zhvillimin e UP’së.

Lajme
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, kërkon nga të gjithë ata që kanë abuzuar me Universitetin e Prishtinës të largohen sa më parë nga ky institucion.
Mustafa thotë për lajmi.net se largimi i abuzuesve nga UP u krijon hapësirë atyre që janë të gatshëm të kontribuojnë me dijen e tyre për zhvillimin e këtij institucioni te larte arsimor.
“Zhvillimi i potencialit njerëzor në funksion të një shoqërie moderne, duhet të synoj që të jetë në hap me vendet evropiane”.
“Vendi i dijes në krye me një udhëheqje të suksesshme bën përparime të vazhdueshme dhe sjell ndryshime pozitive ku nga kjo i kontribuon pasurisë më të shtrenjtë – ‘Zhvillimit njerëzor’, duke hapur horizonte të reja për brezat e ri si dhe duke mënjanuar kështu modelet tradicionale”.
“Aftësitë e larta akademike dhe kultura e lartë e punës janë disa nga modelet europiane të udhëheqjes në një shtet demokratik, ku karshi tyre duhet të funksionoi ligji dhe rendi”.