OSBE dhe KFOR dënojnë sulmin
Kryesuesi i Radhës i OSBE’së, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Leonid Kozhara, e ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj konvojit të EULEX-it, që çoi në vdekjen e një pjesëtari të këtij misioni në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës. “E dënoj fuqishëm këtë akt të dhunës, dhe i shpreh ngushëllimet e mia më…
Lajme
Kryesuesi i Radhës i OSBE’së, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Leonid Kozhara, e ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj konvojit të EULEX-it, që çoi në vdekjen e një pjesëtari të këtij misioni në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.
“E dënoj fuqishëm këtë akt të dhunës, dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit,”.
“Ne bëjm thirrje për qetësi. Duhet të bëhet gjithçka që është e mundur për ta hetuar plotësisht rastin dhe për t’i sjellë autorët para drejtësisë”.
Komandanti i KFOR-it, po ashtu, ka dënuar fuqishëm incidentin i cili ka ndodhur ndaj një patrulle të EULEX’it.
Gjenerali Major Salvatore Farina i ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta ndaj familjes së të ndjerit.
“KFOR’i si përgjegjës i tretë është duke bashkëpunuar ngushtë me EULEX’in dhe të gjithë autoritetet tjera relevante për t’u përballur më situata jostabile”.
“KFOR vazhdon ta mbështes zhvillimin e një Kosove stabile, demokratike , shumëkombëshe dhe paqësore”.