Vulin: Sulmuesit janë armiq të Serbisë

Ministri pa Portofol në Qeverinë e Serbisë tha se “kjo tragjedi assesi nuk mund të jetë e rastësishme, e aq më pak të mbetet e pagjykuar”.

Lajme

19/09/2013 12:05

Ministri pa Portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se kryesit e sulmit të sotëm në veri ndaj EULEX’it, kushdo që janë ata, janë armiqtë më të mëdhenj të serbëve dhe Serbisë.

“Ende gjithçka është në fazën e hetimeve, kështu që nuk e dimë kush janë kryesit, por dua që në emër të Qeverisë së Serbisë ta dënoj ashpër këtë tragjedi e cila assesi nuk mund të jetë e rastësishme, e aq më pak të mbetet e pagjykuar”, ka thënë Vulin.

“Kushdo që e ka bërë këtë akt është armiku më i madh i serbëve, shtetit të Serbisë dhe unë kërkoj mbështetje nga gjithë qytetarët në Kosovë e Metohi që të na ndihmojnë t’i gjejmë shpejt kryesit e këtij akti në mënyrë që ata të gjykohen shpejt”.