Moyes me menaxherin e Kroosit
David Moyes përcolli ndeshjen mes Borussia Monchengladbachut dhe Bayern Munichut të premten mbrëma krah për krahu me menaxherin e Toni Kroosit. Sulmuesi i Bayernit, Mario Mandzukic dhe mesfushori i Monchengladbachut, Patrick Herrmann besohej se janë dy futbollistët që kanë zgjuar interesim nga menaxheri i Manchester Unitedit i cili udhëtoi për të shikuar ndeshjen në Borussia…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201401/full/Moyes6.jpg)
Sport
David Moyes përcolli ndeshjen mes Borussia Monchengladbachut dhe Bayern Munichut të premten mbrëma krah për krahu me menaxherin e Toni Kroosit.
Sulmuesi i Bayernit, Mario Mandzukic dhe mesfushori i Monchengladbachut, Patrick Herrmann besohej se janë dy futbollistët që kanë zgjuar interesim nga menaxheri i Manchester Unitedit i cili udhëtoi për të shikuar ndeshjen në Borussia Park të cilën mysafirët e fituan me rezultat 2:0.
Por, derisa ata të dy janë nën vëzhgim të kampionit të Premierligës, mesfushori i Bayernit, Kroos ka dalë si objektiv i ri, pasi menaxheri i tij Sascha Breese nga agjencia Sports Total, u takua me Moyesin dhe asistentët e tij Phil Neville dhe Steve Round, duke u ulur pranë tyre gjatë ndeshjes.
Moyes takoi edhe Jupp HeynckesinNë moshën 24-vjeç, dhe me një numër të madh paraqitjesh për Gjermaninë, Kroos është futbollist ideal për ekipin e Unitedit që ka nevojë të madhe për përforcime.
Ai mund të përfundojë në Old Trafford pasi bisedimet për vazhdimin e kontratës së tij në Allianz Arena kanë ngecur. Kroos ka marrëveshje me Bayernin vetëm deri në fund të këtij sezoni.