I pari ishte Dali
Salvador Dali e shndërroi promovimin e vetvetes në art, duke e hapur shtegun për të gjithë artistët të cilët që prej atëherë u bënë ikona të pop kulturës.
ShowBiz
25 vjet më parë vdiq Salvador Dali.
23 janar 1989.
Ishte modernisti i parë celebrity.
Picasso dhe Matisse ishin të famshëm – shumë të famshëm – por tek ata veprat qenë primare, kurse statusi celebrity sekondar.
Burrë me mustaqe, por edhe me lule
Dali e ktheu promovimin e vetvetes në art, duke e hapur shtegun për të gjithë artistët të cilët që prej atëherë u shndërruan në ikona të pop kulturës.
Ai vdiq në kohën kur po vinte gjenerata e re e artistëve që ishin të vetëdijshëm për rolin dhe ndikimin e mediave.
Në 1989, Jeff Koons nisi ta kthente pornografinë e butë në art, kurse Damien Hirst planifikonte ta angazhonte një peshkatar peshkaqenësh.
Dali kishte dekada që i bënte këto.
Burokraci monotone: ankesa, shkresa dhe parashtresa.
Për pak nuk vdiq nga mungesa e oksigjenit kur deshi të mbante ligjëratë i veshur me tesha të zhytjes, në Ekspozitën Ndërkombëtare Surrealiste në Londër. Në vitin e largët 1936.
Ligjërues inordinar
Kishte një mace të egër, të cilës ia vishte një kravatë.
Asistentet e veta nuk i paguante me para, por iu jepte përqindje të pikturave. Disa prej tyre u bënë milionere.
Në kohët moderne, avangarda i ka dy mundësi: t’i takojë ose elitave të pasura, ose masave të gjëra.
Me Dalin ndërlidhen shumë gjëra, prej snobizmit deri te fashizmi, por më i vërteti është fakti se ai ishte i pari që e bëri artin modern të popullarizuar dhe të qasshëm.
A.M.
Salvador Dali & Luis Buñuel – Un Chien Andalou (1929)