Dokumentar Babait

Robert De Niro është bërë djalë i mirë. Ka realizuar një dokumentar për babanë e tij homoseksual, Robert De Niro Sr., i cili ishte piktor i njohur në vitet 1940 dhe 1950.

ShowBiz

21/01/2014 21:00

Robert De Niro e ka realizuar një dokumentar për babanë e tij Robert De Niro Sr.

Remembering the Artist Robert De Niro Sr. është shfaqur premierë në Sundance Film Festival.

Robert De Niro Sr. ishte piktor abstraksionist, pjesëtar i skenës artistike të pas Luftës së Dytë Botërore, nga e cila lindën Jackson Pollock dhe Mark Rothko. Ai ishte përkrahur edhe nga koleksionuesja e famshme e veprave artistike, Peggy Guggenheim.

De Niro Jr.  dhe  De Niro Sr.

Arti i tij ishte i njohur në vitet 1940 dhe 1950, por u margjinalizua nga popullarizimi i pop-artit në vitet 1960. De Niro Sr. vdiq në vitin 1993.

Të njëjtë dhe të ndryshëm

Aktori ishte prezent në Julie Nestor Gallery në Park City, Utah, ku janë ekspozuar disa nga veprat e babait.

“Kam dashur ta bëj një dokumentar për babanë tim me video xhirime, çfarëdo që kishim në dispozicion. Synova t’i intervistoj të gjithë njerëzit të cilët e kanë njohur, e që janë ende me ne, për të folur për të”.

“Këtë dokumentar e kam bërë për familjen time, për fëmijët e mi, për nipat dhe mbesat e mia”.

Merrni pozat më të bukura

Robert De Niro Sr. ishte homoseksual. Partner i tij jetësor ishte poeti Robert Duncan, por thuhet se kishte lidhje dashurie edhe me piktorin Jackson Pollock dhe dramaturgun Tennessee Williams.

Gjatë periudhës 1941 – 1945 ishte i martuar me Virginia Admiral, por u divorcua kur ia bëri të ditur orientimin e vërtetë seksual.

Aktori u lind në 1943.

 A.M.

 

Disa vepra të Robert De Niro Sr.

 

Raporti i AP’së për dokumentarin dhe ekspozitën.