Miqësoret e Kosovës, goditje për Anglinë
E ardhmja ndërkombëtare e Adnan Januzajt bëri një hap të rëndësishëm me zyrtarizimin e lajmit se FIFA i ka dhënë leje Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore në nivelin e Përfaqësueseve dhe klubeve. Anglia e shqyrtoi mundësinë e përfshirjes së mesfushorit të talentuar kosovar të Manchester Unitedit në ekipin e selektorit Roy Hodgson, pas kompletimit të…
Sport
E ardhmja ndërkombëtare e Adnan Januzajt bëri një hap të rëndësishëm me zyrtarizimin e lajmit se FIFA i ka dhënë leje Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore në nivelin e Përfaqësueseve dhe klubeve.
Anglia e shqyrtoi mundësinë e përfshirjes së mesfushorit të talentuar kosovar të Manchester Unitedit në ekipin e selektorit Roy Hodgson, pas kompletimit të pesë viteve të qëndrimit.
Por, beson se Kosova, vendlindja e babait të Januzajt, Abedinit, është opsioni i preferuar i tij, raporton Daily Mail.
Januzaj, i cili është futbollisti më i dalluar në ekipin e menaxherit David Moyes deri më tani gjatë këtij sezoni ka thënë së fundmi se dëshiron të “bënë krenar Kosovën” pasi babai i tij përjashtoi mundësinë e përfaqësimit të shteteve tjera si Belgjika, Shqipëria dhe Turqia.