Januzaj inspiron Man Utd’in

Adnan Januzaj e nxori Manchester Unitedin nga telashet. Ylli kosovar luajti rol të rëndësishëm në fitoren e skuadrës së tij që i dha fund serisë prej tri humbjeve të njëpasnjëshme në të gjitha garat duke mposhtur Swansean 2:0 në Old Trafford. 18-vjeçari fillimisht qëlloi traversën me një goditje të lirë nga distanca, në fillim të…

Sport

11/01/2014 19:25

Adnan Januzaj e nxori Manchester Unitedin nga telashet. Ylli kosovar luajti rol të rëndësishëm në fitoren e skuadrës së tij që i dha fund serisë prej tri humbjeve të njëpasnjëshme në të gjitha garat duke mposhtur Swansean 2:0 në Old Trafford.

18-vjeçari fillimisht qëlloi traversën me një goditje të lirë nga distanca, në fillim të takimit, kurse pak pas vazhdimit të pjesës së dytë harkoi topin që në fund përfundoi në rrjetë nga Luis Antonio Valencia.

Pas saktësisht një ore lojë Januzaj ndërpreu aksionin e kundërshtarit dhe sërish dërgoi një top në zonë nga i cili u realizua edhe goli i dytë i Unitedit nëpërmjet Danny Welbeck.

United fitoi, dhe mund të marrë frymë më lirshëm pas serisë negative, dhe për këtë pa dyshim se duhet t’i falënderohet Januzajt.