‘Armiqtë’ në ditëlindje
Derisa hyjmë në pjesën e dytë të sezonit, gara për titullin e kampionit në Premierligës është e nxehtë. Por, derisa rrugëtimi i deritashëm premton një prej betejave më të ashpra për të fituar ligën në edicionet e fundit, mesfushori i Liverpoolit, Lucas Leiva nuk është i gatshëm të hyjë në luftë me rivalët e tij.…
Sport
Derisa hyjmë në pjesën e dytë të sezonit, gara për titullin e kampionit në Premierligës është e nxehtë.
Por, derisa rrugëtimi i deritashëm premton një prej betejave më të ashpra për të fituar ligën në edicionet e fundit, mesfushori i Liverpoolit, Lucas Leiva nuk është i gatshëm të hyjë në luftë me rivalët e tij.
Në fakt, braziliani vendosi të afrohet me ta, duke ftuar yje nga Manchester United dhe Manchester City në shtëpinë e tij për një darkë, me rastin e ditëlindjes.
Leiva u dëshmua si kuzhinier i mirëLucas mbushi 27 vjet të enjten dhe festoi duke ngrënë së bashku me binjakët Da Silva nga United si dhe mbrojtësin e Cityt, Pablo Zabaleta.
Ai madje përgatiti ushqim dhe i publikoi fotografitë e ndejës në llogarinë e tij në Instagram.