Man ‘perfekt’ City
Manchester City nuk di për asgjë tjetër përveç fitoreve si vendas, këtë edicion në Premierligë. Skuadra nga Etihad Stadium mposhti Liverpoolin me rezultat 2:1 në kryendeshjen e xhiros së 18’të dhe u ngjit në pozitën e dytë, duke e shkëputur kundërshtarin nga kreu i tabelës. Reds kaluan të parët në epërsi pas 24 minutash lojë…
Sport
Manchester City nuk di për asgjë tjetër përveç fitoreve si vendas, këtë edicion në Premierligë.
Skuadra nga Etihad Stadium mposhti Liverpoolin me rezultat 2:1 në kryendeshjen e xhiros së 18’të dhe u ngjit në pozitën e dytë, duke e shkëputur kundërshtarin nga kreu i tabelës.
Reds kaluan të parët në epërsi pas 24 minutash lojë kur Philippe Coutinho shënoi nga afërsia. Por, City u kundërpërgjigj shpejt nëpërmjet kapitenit Vincent Kompany i cili e barazoi rezultatin pas gjysmë ore lojë.
Kurse, rezultatin e përmbysi sulmuesi Alvaro Negredo në çastet e fundit të pjesës së parë.
Pas intervalit, të dyja skuadrat patën mundësi të tjera për shënim, ndërsa veçohet ai i sulmuesit të Liverpoolit, Raheem Sterling i cili pas asistimit nga Luis Suarez e dërgoi topin mbi portë.
City e administroi lojën dhe mori fitoren e radhës në shtëpi duke u ngjitur në kuotën e 38 pikëve, një më pak se lideri Arsenali.
Kurse, Liverpool ra në pozitën e katërt me 36 pikë.