Goli i 1000’të nga Barcelona

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique shënoi kundër Celticut në fitoren e thellë 6:1 të mërkurën mbrëma dhe u bë futbollisti që realizoi golin e 1000’të për gjigantin katalan në gara ndërkombëtare. Sipas klubit katalan, goli jubilar erdhi pas 509 ndeshjesh, me mesatarisht 1.97 gola për ndeshje. Statistikat e Barcelonës përfshijnë edhe përballjen me Lazion në…

Sport

12/12/2013 18:04

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique shënoi kundër Celticut në fitoren e thellë 6:1 të mërkurën mbrëma dhe u bë futbollisti që realizoi golin e 1000’të për gjigantin katalan në gara ndërkombëtare.

Sipas klubit katalan, goli jubilar erdhi pas 509 ndeshjesh, me mesatarisht 1.97 gola për ndeshje.

Statistikat e Barcelonës përfshijnë edhe përballjen me Lazion në Kupën UEFA 1975/76 që nuk u zhvillua pasi skuadra italiane nuk u paraqit për ndeshje (Barcelonës i takoi fitorja me rezultat zyrtar 3:0).

Zbërthimi i 1000 golave të Barcelonës në gara ndërkombëtare është: 488 në Ligën e Kampionëve, 178 në Kupën e Fituesve të Kupës, 149 në Kupën UEFA, 141 në Fair Cup, 17 në Kampionatin botëror të klubeve, 12 në Superkupën e Evropës, 12 në Latin Cup, 2 në Fairs Cup Trophy Play-Off, dhe 1 në Kupën Interkontinentale.

Goli i parë u realizua nga Josep Seguer më 26 qershor 1949 kundër Stade de Reims, në gjysmëfinale të Latin Cup.