Haziri pret fitore bindëse
Lutfi Haziri është optimist për fitore bindëse në Gjilan. Ai falënderoi Policinë dhe Prokurorinë për reagimet e tyre ndaj tendencave për incidente.
Lajme
Kandidati i LDK’së për Kryetar të Gjilanit ka thënë se është i bindur për fitore në këtë Komunë.
Pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve, Haziri ka thënë për Klan Kosova se pret fitore bindëse, madje edhe ëm bindëse se në raundin e parë të zgjedhjeve.
“Ka qenë një ditë e mirë në Gjilan. Është ëprmbyllë procesi zgjedhor me disa incidente të izoluara falë të angazhimit të Policisë dhe Prokurorisë të cilët i falënderoj shumë”.
“Dy arrestimet që kanë ndohur gjatë ditës i kanë parandaluar tendencat që janë shfaqur në Gjilan por edhe falë ushtrimit të detyrës kushtetuese të komisionerëve dhe vëzhguesve dhe daljes së qytetarëve”.
“Tashmë dihet se 45% e votuesve të Gjilanit kanë votuar apo afër mbi 42 mijë qytetarë e kanë ushtruar të drejtën e votës. Një pjesëmarrje jashtëzakonisht e madhe”.
“Sigurisht unë po pres që të konfirmohet fitorja e LDK`së. Do të jetë rezultati më i mirë dhe më bindës se ai i 3 nëntorit”
“Gjilani tashmë ka vendosur të ndryshoj edhe ky ndryshim për pak minuta do të konfirmohet”, ka thënë Lutfi Haziri.